Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme në Imola, në zonën e Bolognese.

I riu po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Mësohet se 24-vjeçari, i cili ndodhej në sediljen e djathtë të makinës, u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit.

Autoritetet bëjnë me dije se shoferi një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit, kanë mbetur të plagosur.

Shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Imolës.

Ky aksident është aksidenti i tretë me vdekje, pas atij të fundit ku humbën jetën dy shqiptarë, nënë e bir dhe u plagosën katër persona.