Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat.
Siç shihet dhe në foto mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarëset, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.
Mësohet se shkak për aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit.
Pritet që policia të zbardhë rrethanat e plota të aksidentit.





