Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Mirditë, ku një 59-vjeçar teksa drejtonte mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë është plagosur një pasagjere 55-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa shoferi ka përfunduar në pranga.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia,

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.