Një makinë ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.50 pranë mbi-kalimit, në aksin  Bulqizë- Qafa e Buallit, shtetasi A.I, rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur  kontrollin mbi automjet, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjerja shtetasja Z.I.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.