Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Shkodrës ka lënë të plagosur rëndë një person. Një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurat anësore dhe ka përfunduar në lumin Buna. Për pasojë, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, V. Dibra.
Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se Dibra udhëtonte i vetëm në automjet.
Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.