Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas informacioneve policore, mësohet se 39-vjeçari me iniciale A.I. ka dalë nga rruga me automjetin që drejtonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të një karburanti.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.





