Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, në fshatin Hamil.

Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari i identifikuar si i Kristjan Thomo.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.