Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Fier, në zonën e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Në aksident është përfshirë një mjet tip Toyota, ku për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Qemal Kamberaj, si edhe është dëmtuar shtetasi Asllan Kajo 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.