Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të martë në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga pasi shoferi kinez dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi kinez me inicialet H.R 31 vjeç dhe një pasagjere 61-vjeçare e huaj që ndodhej në automjet, e identifikuar me inicialet K.Zh.

Blutë bëjnë me dije se dy të dëmtuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.