Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin Levan-Tepelenë, konkretisht në fshatin Kashisht.

Një automjet ka është përmbysur pasi për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga.

Mësohet se shoferi udhëtonte vetëm dhe nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të këtij rasti.