Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Labinot-Fushë.
Mësohet se 3 persona janë plagosur pasi mjeti ka dalë dhe është përmbysur.
Të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.





