Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar gjatë paradites së sotme në Librazhd.
Mësohet se mjeti tip “Alfa” me targa AA831KO, drejtuar nga shtetasi F.C, 26 vjeç, banues në Pogradec ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, konkretisht shtetasit:
-A.H, 27 vjeç, banues në Pogradec
-E.H, 30 vjeç, banues në Pogradec
Tre të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.





