Një aksident me 4 të lënduar është regjistruar pasditen e 18 majit në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Shoferi me inicialet M.K., 27 vjeç nga Tirana po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë.

Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.