Një aksident është shënuar ditën e sotme në Bathore, Tiranë, ku si pasojë dy pasagjerë të tij janë lënduar.
Ndërkohë policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, mbetet mister kush ka qenë pasi ai është larguar pas aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.





