Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë në vendin e quajtur “Rruga e Skëndërbeut” me pasojë plagosjen e dy të rinjve.
Sipas policisë, rreth orës 05:30, makina tip “Peugeot” ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur lehtë 24-vjeçari me inicialet Dh.L. banues në Athinë dhe 23-vjeçari me inicialet A.D., banues në Sarandë.
Të dëmtuarit kanë marrë ndihmën mjekësore në urgjencën e Spitalit Sarandë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





