Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, me pasojë plagosjen e 4 personave nga Maqedonia.
Menjëherë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në rrugën pranë varrezave, aksi Bulqizë- Qafa e Buallit, shtetasi N.V, rreth 66 vjeç, banues në Dibër të Madhe, duke drejtuar automjetin tip 'Citroen', me targa maqedonase, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga kanë marrë dëmtime shtetaset Rr.K, M.V, dhe shtetasi M.B, pasagjer në mjet.
Pasagjerja M.V, po transportohet drejt spitalit të Peshkopisë për ndihmë më të specializuar, drejtuesi i mjetit po merr ndihmë në spitalin e Bulqizës, ndërsa pasagjerët M.B, Rr.K, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore kanë dalë nga spitali.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





