Dy maturantë rreth 18 vjeç kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Korçë-Voskopojë në vendin e quajtur "Porta e Gurtë".
Mësohet se ku mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K.K, banues në Maliq, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, si edhe shtetasi O.A, banues në Korçë, që ishte pasagjer në mjet.
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





