Një automjet ka dalë nga rruga te kryqëzimi i Pirajve përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër. Ai drejtohej nga Gjokë Gjokhilaj, makina e të cilit përfundoi e përmbysur në një parcelë jashtë rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të.  Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Drejtuesi i mjetit ka rezultuar negativ në përdorimin e alkoolit pas testeve të kryera, ndërsa policia po kryen hetimet në lidhje me këtë aksident.