Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Vlorë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara ndarëset dhe më pas është përplasur me një tjetër makinë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri 20 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Audi” i drejtuar nga një 22-vjeçar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.