Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur si pasojë e motit të keq.
Si pasojë e ngricave dhe dëborës, një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga Tepelenë-Dukaj pranë ish-SMT-së.
Në vendngjarje shkuan efektivët e Policisë Bashkiake, që bëri të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, i cili u gjet në gjendje shoku.
Ai u raportua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.





