Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm me një të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Lolaj, ku mjeti tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç, banues në fshatin Pekisht të Peqinit ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari i cili u transportua në spitalin rajonal të Elbasan, dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.