Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Kamenicë në Korçë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy të mitur.

Ata janë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.