Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një drejtuese automjeti ka ndodhur pasditen e kësaj të diele.
Aksidenti është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





