Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 12:45. Mësohet se aksidenti është regjistruar në aksin rrugorë Vlorë – Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht.

Nga informacioni paraprak i policisë njoftohet se një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar 3 persona, ku 1 prej tyre ndodhen në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Po punohet për identifikimin e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.