Një aksident i ka marrë jetën një 18-vjeçari ndërsa ka plagosur katër të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.
NJOFTIMI I POLICISË
Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





