Një 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident pas mesnate, pasi makina ku ai ishte pasagjer ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 00:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”, mjeti tip “Benz” me targa Gj 1953 B, i cili drejtohej nga shtetasi G.M., 25 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi me iniciale G.M., 23 vjeç, banues në Cakran të Fierit si edhe janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, shtetasit G.M., 25 vjeç, banues në Mallakastër dhe O.B, 20 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.