30 korrik 2015 – Një djalë 25 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tepelenë.
Automjeti tip “Renault” me targë “AA634HD”, që po udhëtonte drejt Tiranës, ka dalë nga rruga e si pasojë ka gjetur vdekjen Alfred Muçodemo.
Mësohet se në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë të cilët kanë marrë disa dëmtime të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, duke sjellë më pas edhe daljen nga rruga të automjetit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/