Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë paradite në Gjormë të Kurbinit.

Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë në vend.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe shpejtësisë tej normave të lejuara të shoferit.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Uniformat blu shprehen se ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.