Ka ndërruar jetë pasagjerja që ndodhej në automjetin tip Ford që pasditen e së enjtes u rrëzua nga 20 metra lartësi.

Viktima është Xhanina Hoxha, 29 vjeçe nga fshati Shqitas i Maliqit, e cila sipas policisë ndërroi jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Po kështu, i plagosur nga ky aksident është shoferi i makinës, Kastriot Guce, 42 vjeç. Ndaj tij policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në aksin Grunjas – Kakaç dhe ra nga 20 metra lartësi.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.