Policia ka dal me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, ku një makinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Policia njofton se “ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.”
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.





