Një makinë tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri këtë të premte në fshatin Rranxa të njësisë Bushat të bashkisë Vau i Dejës.
Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan, ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.
Sipas policisë, automjeti tip Audi ishte i parkuar dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.