Automjeti “BMW” që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr.18 është djegur në pjesën e përparme, siç duket nga fotot që “DurrësLajm” po publikon.
Në një njoftim të shkurtër për mediat, policia bëri me dije se makina luksoze është në pronësi të shtetasit E.M..
Ndërkohë, ende nuk ka një shkak për ngjarjen për të cilën grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.





