Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze të re ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





