9 janar 2014 – Makina e gjetur në Laç e cila dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e dy kambistëve paraditen e 7 janarit në qendër të Durrësit rezulton e vjedhur në Sukth në tetor të 2013. Pronari i makinës kishte denoncuar në polici vjedhjen e makinës.  Makina u gjet dje në zonën e quajtur “Adriatik” në Laç, e mbuluar me ferra nga grabitësit, për të humbur gjurmët.   Ndërkohë policia e Durrësit vazhdon hetimet për të rënë në gjurmët e grabitësve.