Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Burime policore bëjnë me dije se një automjet tip Citroen ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Mësohet se drejtuesja e automjetit, Florinda Lleshi, nuk e ka parë këmbësorin që po lëvizte në anë të rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra. Këmbësori është identifikuar dhe është shtetasi Ndoc Gjoka 75 vjeç, i cili ka humbur jetën menjëherë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.