IGUMENICË- Kapet një makinë e Ministrisë greke të Drejtësisë me 149 kg drogë. Droga është kapur nga policia greke pranë kufirit me Shqipërinë. 

Policia greke bën me dije se marijuana është kapur në Nea Selefkia, Igumenicë, ndërkohë që makina tip Citroen’ drejtohej nga një 48-vjeçar grek. 

Mediat greke raportojnë se trafikanti është nënpunës i prokurorisë së Athinës, ndërkohë që operacioni i policisë vijon ende.