Dy persona, të cilët udhëtonin me një makinë të mbushur me drogë janë kapur nga policia në afërsi të Bistricës.

Automjeti tip “Golf” është ndjekur nga policia dhe më pas për ta ndaluar atë, forcat e policisë e kanë përplasur.

Makina me dy persona në bord ka dalë nga rruga pas përplasjes dhe është bërë e mundur kapja e transportuesve të lëndës narkotike dhe sekuestrimi i drogës.

Ende nuk dihet sasia e kapur dhe identiteti i dy të arrestuarve.