Rreth orës 21:45 në rrugën “Bulevardin Blu”, në Kamëz, një mjet policie ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve të policisë, i aksidentuari, shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa mjeti i policisë me targë MB 343, ishte me drejtues oficerin e Policisë S.H.  

Ekspertët e qarkullimit rrugor dhe oficeret e ShÇBA-së po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Më datë 23.05.2017, rreth orës 21:45, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, mjeti i policisë me targë MB 343, me drejtues oficerin e Policise S.H., ka përplasur shtetasin R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertët e qarkullimit rrugor dhe oficerët e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.