Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku makina e policisë ka shtypur një këmbësor.

Për fat të mirë, i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, AMPL ka nisur hetimet për punonjësin e policisë.

“Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.