Një aksident i rëndë ka ndodhur në Labinot Fushë, ku një makinë e policisë ka përplasur një motor.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndëroi jetë në Spital.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.