Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, ku një patrullë policie është përplasur me një makinë tip “Mercedes Benz”.
Drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip “Mercedes” të drejtuar nga Z.M.
Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Të dy të lënduarit janë transportuar për në spitalin Rajonal të Peshkopisë ku po marrin ndihmën mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjësi i policisë ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është trasportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës.





