Një përplasje mes makinës së Policisë dhe një furgoni me nxënës shkollë ka shkaktuar plagosjen e 21 personave, raportojnë mediat kosovare.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në Graçanicë, dhe sipas policisë së Kosovës të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nxënësit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia kosovare ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.