Një makinë policie është përfshirë në një aksident pasditen e sotme rreth orës 18:55 në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Makina e policisë, që drejtohej nga efektivi E.Gj., përplasi një motor. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, me iniciale A.K., i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.





