Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Përrenjas.

Burime për mediat bëjnë me dije, se makina e policisë është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, i cili po drejtonte mjetin.

Në vend kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme shërbimet e urgjencës, të cilët kanë bërë të mundur trasportimin e efektivit në spital, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Mësohet se aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.