Një automjet i patrullës së policisë është përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas dëshmitarëve të rastit, automjeti i uniformave blu është përplasur me një mjet tip “Range Rover”, raporton “DurrësLajm”.
Aksidenti është regjistruar te rruga e Rinasit, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, më së shumti vetëm te makina e policisë.
Nuk raportohet për persona të lënduar.





