GJEORGJI, 14 shkurt 2013 – Përfaqësuesit e disa organizatave gjeorgjiane, të cilat kërkojnë dorëheqjen e presidentit Mihail Saakashvili, u përpoqën t’i bllokojnë rrugën eskortës së Kreut të shtetit në fshatin Narazeni dhe e goditën makinën e tij me vezë.
Rreth 20 protestues bllokuan hyrjen e ndërtesës së Pallatit të kulturës të fshatit, ku duhej të mbahej takimi i Saakashvilit me popullin. Në vend të kësaj, Presidenti u detyrua të shkonte si mik në një shtëpi private.
Në të njëjtën ditë, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një show televiziv gjeorgjian, kundërshtarët politikë nuk përmbajtën dot emocionet dhe filluan të kacafyten.