Një grua 46-vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur në një aksident të ndodhur pak pas orës 15.00 të ditës së sotme, në Bastia Umbra të Italisë.
Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rrugësh, ku makina e 46-vjeçares, identiteti i së cilës nuk bëhet e ditur është përplasur me një semafor, teksa shkonte në punë.
Siç raportojnë mediat lokale, hipoteza e parë është se shqiptarja ka humbur kontrollin e makinës "Fiat Punto" për shkak se është ndjerë keq. Megjithatë kjo mbetet për t’u zbardhur nga hetimet.
Përplasja ka qenë e dhunshme. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit dhe raportohet se nuk është në gjendje të rëndë për jetën.





