Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen nr.10 në Durrës.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga operatori Denis Simaku, teksa makina digjet përpara banesës në një moment dëgjohet dhe një shpërthim, ndërsa vendi është mbuluar nga tymi.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërkohë pronari i mjetit thotë se makina ka marrë flakë vetë.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrfikësja, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.