Nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja por padyshim të qënit opinioniste e BBV mund të konsiderohet si kulminacioni i karrierës së saj në televizion.

Por jashtë shkëlqimit të dritave të ekranit kjo situatë nuk duket kaq me ngjyra.

Zhaklin Lekatari e ftuar në “Why Not” tregoi peripecitë në jetën e përditshme nga tifozët e personazheve.

“Makina është bërë copë këto kohë, ndjekje, ndalesa në rrugë, te supermarketi, në dyqane, në punë, kudo që shkoj. Është shumë e vështirë, jam pothuasje e izoluar. Është një emision, një punë. Ti nuk jeton çdo moment me atë punë. Ka filluar të bëhet e lodhshme dhe e bezdisshme. Unë jap opinion, nuk gdhend të vërteta. Fjalët e mia deformohen shpesh. Ka filluar të bëhet shumë e lodhshme ku çdokush të ndalon në rrugë për të dhënë opinionin e vet.”, u shpreh Zhaklina.