Radiatori i automjetit tip BMW X5, që u përfshi në aksidentin e frikshëm të mbrëmjes së të enjtes, ka mbetur i varur në përcjellësat elektrikë.
Siç duket edhe në video, radiatori i makinës që fluturoi nga Ura e Dajlanit dhe përshkoi në ajër rreth 30 metra për t’u përplasur më pas në biznesin e luleve në hyrje të rrugës “Pavarësia” mbetet në vendngjarje si dëshmi e tragjicitetit të këtij aksidenti fatal, që i mori jetën 18-vjeçares Vikena Greku.
Mësohet se 26-vjeçari Arbër Xhaxhaj, banues në Fier, që drejtonte automjetin, ka lënë spitalin e Durrësit dhe është shoqëruar në polici. Pas testit të alkoolit, ai rezultoi i dehur në masën 0.5 mg/l.





